Integrimi
7728 kosovarë kërkuan azil gjatë shkurtit
Gjatë muajit shkurt në Gjermani kanë kërkuar azil 26.083 persona që është për 132.5 për qind më shumë se në shkurtin e vitit 2014. Të kujtojmë, në muajin shkurt të një viti më parë ishin regjistruar 14.863 azilkërkues. Ndërsa në krahasim me janarin e vitit 2015, në muajin shkurt janë regjistruar 4.2 për qind kërkesa azili më shumë ose kanë qenë 1.041 persona më
Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë në muajin shkurt ka vendosur për 17.580 kërkesa. 6.465 persona (ose 36.7%) kanë marrë statusin e refugjatit në kuptimin që këtij statusi i jep Konventa e Gjenevës për Refugjatë.
Është interesant lëvizja e numrit të azilkërkuesve kosovarë nga dhjetori i vitit të kaluar deri në fund të shkurtit.
Në dhjetor të vitit të kaluar azil në Gjermani kishin kërkuar 1956 shtetas kosovarë. Në janar të vitit 2015 këtë e kanë bërë 3630 kosovarë të tjerë ndërsa në shkurt kjo shifër ka kalua dyfishin, gjegjësisht ka arritur në 7728 persona.
Rritje ka shënuar edhe numri i azilkërkuesve nga Shqipëria: në dhjetor 940, në janar 1648 dhe në shkurt 1794 azilkërkues. 
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë Punonjësi i kujdesit ditor dyshohet se ka kryer abuzimin seksual gjatë orarit të punës, në ambientet... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana











