Jeta në Zvicër
8 arsye të ekonomisë së fortë zvicerane
Ekonomia e fortë e Zvicrës përdoret rregullisht si një shembull (jo i mirë duke pasur parasysh ndryshimet) se si Britania mund të lulëzojë jashtë BE-së, percjell albinfo.ch
Para së gjithash, kjo është ajo që thotë Qeveria zvicerane për ekonominë e saj të fortë:
“Fuqia e ekonomisë zvicerane është kryesisht për shkak të shtrirjes së saj ndërkombëtare dhe ndërthurjes së fortë me ekonomitë e vendeve të tjera. Zvicra ka një nga normat më të larta të eksportit si përqindje e produktit të brendshëm bruto. Kompanitë e specializuara dhe fleksibile, të vogla dhe të mesme, karakterizojnë sektorin industrial të përparuar teknologjikisht”.
Tetë fakte për ekonominë zvicerane dhe se si ajo vazhdon të lulëzojë:
1.Bashkimi Evropian (BE) është partneri kryesor tregtar i Zvicrës. Rreth 78% e importeve zvicerane janë nga BE-ja, ndërsa 43% e eksporteve zvicerane janë të destinuara për vendet e BE-së.
2. Zvicra është eksportuesi kryesor në botë i orëve. Në vitin 2016, Zvicra eksportoi orë në vlerën e 19.4 miliardë CHF në gjithë botën.
3. Zvicra eksporton më shumë kafe sesa çokollatë. Në vitin 2016, Zvicra eksportoi rreth 2 miliardë CHF kafe. Nënkupton 2,5 herë më shumë se sa eksporti i çokollatës dhe 3 herë i djathit.
4.Pothuajse të gjitha firmat zvicerane (mbi 99%) janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM). Këto janë kompani me më pak se 250 të punësuar.
5.Borxhi publik në Zvicër vazhdon të bie. Raporti i borxhit publik ndaj bankave në Zvicër ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, nga 54.6% në 1998 në 34.7% në 2014.
- Zvicra ka nivelin më të ulët të taksës së vlerës së shtuar në Evropë. 8% paguhet për shumicën e mallrave dhe shërbimeve, 3.8% në shërbimet e akomodimit, dhe 2.5% për nevojat themelore dhe gjerat tjera të përditshme.
- Zvicra investon mbi 16 miliardë CHF në kërkime dhe zhvillim çdo vit. Kjo normë e investimeve është e barabartë me rreth 3% të produktit të saj të brendshëm bruto. Kjo e bën Zvicrën sponsorin e gjashtë më të lartë për kërkime dhe zhvillim në botë.
- Për sa i përket eksporteve, pjesa më e madhe e mallrave të eksportuara janë produktet kimike dhe farmaceutike (44.8 për qind), makineri dhe elektronikë (14.8 për qind) dhe orë (9.2 për qind), percjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant














