E-Diaspora

8 autobusë me bateri në Cyrih

Përdorimi i autobusëve me bateria do të zvogëlojë më tej konsumin e energjisë dhe karburantit

Kompanitë e transportit publik të Cyrihut po blejnë autobusë me bateri për herë të parë. Tetë automjete planifikohet të lëshohen në funksion nga viti 2021.
Këta autobusë të rinj me bateri do të përdoren në linjat e autobusëve të rrethit 35, 38, 39 dhe 73.

Përdorimi i autobusëve me bateria do të zvogëlojë më tej konsumin e energjisë, karburantit, emetimet e gazit në serë dhe zhurmat e flotës së autobusit gjithashtu duhet të ulen.

Kompania VBZ konsumon 150,000 litra naftë në vit.

Megjithatë, funksionimi i baterive të autobusëve është më i shtrenjtë se ai i automjeteve me naftë, të paktën në “kushtet e sotme”, shkruan 21 Minuten, përcjell albinfo.ch.