Lajme
8 të infektuar, i gjithë fshati rrezikon të futet në karantinë
Në një afishe të vendosur në shesh, komuna ka shkruar: Nëse situata përkeqësohet, duhet të merren "masa më të rrepta", si "karantina kolektive"
Në fshatin malor Jaun të kantonit të Fiburgut, tetë persona janë infektuar me koronavirus brenda pak ditësh. Tre prej tyre duhej të shtroheshin në spital, shkruan portali nau.ch. Ky është një numër mjaft i lartë për një fshat ku jetojnë vetëm 650 banorë.
Tani fshati kërcënohet nga bllokimi, transmeton albinfo.ch. Në një afishe të vendosur në shesh, komuna ka shkruar: Nëse situata përkeqësohet, duhet të merren “masa më të rrepta”, si “karantina kolektive”.
Kryetari i bashkisë përgjegjës thotë se ky formulim nuk ka ardhur nga ai. Kantoni ia kishte diktuar atij në këtë mënyrë. Ai është shprehur i habitur se si kantoni ka futur në përdorim një “artileri kaq të rëndë”, përcjell albinfo.ch.
Nga ana e tyre, autoritetet e Kantonit nuk kanë dhënë asnjë koment për këtë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













