Lajme
80 mijë studentëve të huaj në kurse online u mohohen vizat gjermane
Është bërë e ditur nga autoritetet gjermane se studentët e huaj në Gjermani këtë semestër, kurset e të cilëve janë vetëm në internet, nuk do të marrin viza për shkak të pandemisë, konfirmoi qeveria, përcjell albinfo.ch.
Por, nuk ka asnjë shkak për t’u alarmuar për shumicën e studentëve, shkruan DW.
Sipas statistikave, thuhet se mbi 80.000 studentë të huaj u larguan nga Gjermania deri në prill, kur u mbyllën sallat e leksioneve dhe bibliotekat për shkak të bllokimit prej virusit Corona. Kur kufizimet e udhëtimit dhe rregullat e brendshme u lehtësuan gradualisht, shumë shpresuan se pas verës gjërat do të ktheheshin në normalitet. Por, një njoftim i Qeverisë gjermane ka hedhur dyshime mbi statusin e vizave të studentëve.
Po ashtu, studentëve nga jashtë Bashkimit Evropian tani u kërkohet të marrin një “certifikatë të pranisë” nga universiteti i tyre gjerman për të qenë në gjendje të aplikojnë për vizë. Por pandemia do të thotë se disa kurse po i kalojnë studimet e tyre tërësisht në internet.
“Studentët e huaj që mund të dëshmojnë se studimet e tyre nuk mund të kryhen plotësisht nga jashtë, për shembull, për shkak të frekuentimit të detyrueshëm, mund të hyjnë në Gjermani për të filluar studimet e tyre”, thuhet në një deklaratë të ministres së Arsimit, Anja Karliczek. “Por hyrja e atyre që studiojnë përmes internetit ose me korrespondencë nuk do të lejohet”. Njoftimi vjen rreth dy muaj para fillimit të të ashtuquajturve semestra dimri në Gjermani. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025














