Integrimi
87% e të kthyerve vullnetarë janë nga shtetet e Ballkanit
Shtetasit e vendeve ballkanike përbëjnë shumicën edhe në numrin e azilkërkuesve e status të refuzuar të azilit
Gjatë vitit të kaluar Gjermaninë e kanë braktisur vullnetarisht 37220 të huaj, të cilëve u është refuzuar azili. Është karakteristike se 32.494 prej tyre ose plot 87% janë shtetas të vendeve ballkanike, shkruan gazeta «Die Welt» e të martës, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Brendshme.
Shtetasit e vendeve ballkanike përbëjnë shumicën edhe në numrin e azilkërkuesve e status të refuzuar të azilit, transmeton albinfo.ch. Kjo rezulton nga të dhënat që ofrojnë disa nga landet e Gjermanisë. Kështu nga landi Hesen janë riatdhesuar 2658 azilkërkues. Numrin më të madh në mesin e tyre e përbëjnë shtetasit e Shqipërisë, 1000 sish, kosovarët 724, serbët 352 dhe maqedonasit 112.
Ndërsa landi i Bavarisë gjatë vitit 2025 ka riatdhesuar4195 persona.
Nga e gjithë Gjermania gjatë vitit të kaluar janë dëbuar 20.916 persona që është pothuajse sa dyfishi i vitit të kaluar, kur ishin 10.884.
E-Diaspora
-
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ Pianistja franko-shqiptare Maniola Camuset-Trebicka nderohet me Urdhrin e Meritës së Republikës Franceze... -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













