Lajme
9 të lënduar në ndeshjen vargore në tunelin Eich
Bëhet e ditur se tetë veta kanë pësuar lëndime të lehta ndërsa njëri, ka marrë lëndime të mesme.
Njëmbëdhjetë automjete janë përfshirë në ndeshjen vargore që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Tunelin Eich në autostradën A2. 9 persona është dashur të marrin trajtim spitalor, shkruan polizeinews.ch.
Tuneli gjendet në rrugën Luzern-Sursee.
Nga shkaqe ende të panjohura në orën 6.30 të mëngjesit, trafiku në tunel u ndërpre. Një shofer u detyrua të frenonte dhe ky ishte fillimi i ndeshjes masive vargore, transmeton albinfo.ch. 11 makina janë përplasur njëra me tjetrën, shkruan policia e Lucernit në një komunikatë.
9 persona, prej të cilëve dy ishin fëmijë, u transportuan në spitale, përmes shërbimit të shpëtimit, përcjell albinfo.ch. Bëhet e ditur se tetë veta kanë pësuar lëndime të lehta ndërsa njëri, ka marrë lëndime të mesme.
Dëmi material që është shkaktuar me këtë rast ka qenë disa dhjetëra mijë franga.
Për të mundësuar transportimin e të lënduarve dhe të makinave, tuneli Eich në drejtimin verior ka qenë i bllokuar për disa orë.
Nga ora 10 e 45 tuneli është sërish i kalueshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit














