Lajme

90 milionë njerëz të zhvendosur me dhunë në botë

Kriza e refugjatëve e shkaktuar nga lufta në Ukrainë ka rikthyer vëmendjen në vështirësitë me të cilat hasen njerëzit që detyrohen të zhvendosen nga vendi i tyre.

Miliona njerëz janë larguar nga lufta në Ukrainë, duke shtuar shifrat e fundit vjetore të publikuara nga OKB-ja. Në total, rreth 89.3 milionë njerëz konsiderohen të zhvendosur me forcë në gjithë planetin.

Pas vitesh stabiliteti relativ, shifra është rritur, madje në dekadën e fundit është dyfishuar.

Zyrtarisht në vitin 2021 numri i azilkërkuesve i kaloi katër milionë e gjysmë. Gjermania ishte vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil.

Turqia pret më shumë njerëz të zhvendosur me forcë se çdo vend tjetër, me më shumë se 3.8 milionë.

Në gjithë botën vetëm katër vende kanë pranuar pothuajse një të tretën e të gjithë refugjatëve. Lufta dhe persekutimi mbeten shkaku kryesor i shpërnguljeve.

Deri në pushtimin e Ukrainës, i cili nuk është përfshirë në këtë raport të fundit, konflikti i qëndrueshëm sirian ishte burimi kryesor i largimit nga luftimet.

Rreth dy të tretat e të gjithë refugjatëve vinin nga Siria, Afganistani, Sudani  Jugut dhe Mianmari.

Raporti gjithashtu i kushton vëmendje të veçantë situatës në Venezuelë, të cilën UNHCR e kategorizon si “kriza e dytë më e madhe e zhvendosjes së jashtme në botë”, me rreth 6 milionë refugjatë dhe migrantë nga Venezuela./euronews