Lajme
90 persona të dyshuar për terrorizëm dëbohen nga Gjermania
Që nga viti 2016, Gjermania ka deportuar një numër njerëzish të dyshuar si të gatshëm ose të aftë për të kryer sulme terroriste.
Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, Gjermania ka deportuar 90 persona që përbëjnë kërcënim dhe “persona të tjerë të rëndësishëm” që nga sulmi i vitit 2016 në një treg gjatë Krishtëlindjes në Berlin, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermani një “Gefährder” (“Rrezikues”) është dikush që mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë publike, pasi disa “fakte justifikojnë supozimin se ai ose ajo mund të kryejë një krim të rëndë”.
Individë të tillë shpesh identifikohen nga autoritetet gjermane të inteligjencës si të dyshuar të mundshëm të terrorizmit dhe një kërcënim për sigurinë publike.
Qeveria federale aktualisht ka 225 “të dyshuar” nën ekzaminim nga autoritetet, të cilët mund të përballen me dëbim, ose pasoja të tjera ligjore.
Në shkurt 2018, me kërkesën e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, qeveria federale raportoi se kishte 745 persona në Gjermani që mund të ishin terroristë të mundshëm të lidhur me grupin “Shteti Islamik”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna” Pas përfshirjes së romanit të saj debutues „ë“ në listën e ngushtë për Çmimin Gjerman të... -
Lindon Bytyqi, finalist në Piranesi Award 2025 -
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Zvicër
-
Biel: Investitori i kriptovalutave vjedh miliona nga miqtë dhe familjarët Një këshilltar për kriptomonedha nga Biel në kantonin e Bernës është zhdukur pasi mblodhi rreth 7... -
Komuna e Gjenevës dëshiron të sigurojë kufijtë e saj -
Hotelet kapsulë drejtohen drejt rrugëve zvicerane -
Cilat janë shqetësimet kryesore të zviceranëve -
SBB heq linjën e natës drejt Malmös, parlamenti refuzon financimin












