Lajme
Një ushtar, pozitiv me “variantin anglez” – 90 të tjerë në karantinë
Karantina zgjat dhjetë ditë dhe do të hiqet vetëm pas dy testeve negative, të cilat kryhen në ditën e pestë dhe të nëntë të karantnës.

Varianti anglez i koronavirusit është zbuluar tek një pjesëtar i Ushtrisë Zvicerane prandaj, rreth 90 anëtarë të Kompanisë së 2-të të Batalionit të 14 tani duhet të mbahen në karantinë, raporton srf.ch.
170 ushtarë të tjerë ende janë duke pritur për rezultatet e testimit, transmeton albinfo.ch. Siç njofton VBS (Ministria e Mbrojtjes), zhvendosja e pjesëve të kompanisë së përmendur nga Wengen (BE) në Crans-Montana (VS) ishte planifikuar për të mbështetur garat e kupave botërore të skive atje.
Kjo është arsyeja pse pjesëtarët e kompanisë së urgjencës u testuan për koronavirus në kuadrin e një mase paraprake.
Karantina zgjat dhjetë ditë dhe do të hiqet vetëm pas dy testeve negative, të cilat kryhen në ditën e pestë dhe të nëntë të karantinës.
Departamenti ushtarak raporton tutje se kjo mund të rezultojë në zgjatjen e kohëzgjatjes së shërbimit përtej kohëzgjatjes së planifikuar fillimisht.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Media franceze: Historia prekëse e kosovares, ish-kandidate për Miss Franca Media franceze “Purepople” ndan historinë e një vajze shqiptare, e ikur nga lufta e fundit në...
-
Bukurie Limani, personifikim i mësimit të shqipes në Grac
-
Kurz kërkon nga BE-ja “pasaportë të gjelbër” për të vaksinuarit ndaj Covid -19
-
Mbi 41 mijë vota nga diaspora janë aprovuar, 16 mijë e 288 janë refuzuar
-
Takimi i mjekëve të Diasporës: Procesi i vaksinimit dhe masat që duhet të merren
Jeta në Zvicër
-
1065 raste të reja me Covid në Zvicër, gjatë 24 orëve të fundit Në 24 orët e fundit 1065 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën...
-
Zvicër
6 kantonet e “rebeluara” dorëzohen para federatës, mbyllin tarracat
-
Shoqata zvicerane kërkon vullnetarë për të trembur ujqërit natën
-
A mund të pushoheni nga puna në Zvicër nëse refuzoni vaksinën Covid-19?
-
A duhet Zvicra të prezantojë një kartë imuniteti?