Lajme
99 % më pak pasagjerë në Aeroportin e Cyrihut gjatë prillit
Me gjithë faktin se një rënie e qartë ishte e parashikueshme, numrat që tregohen për muajin prill janë "të tmerrshëm"
Operacionet në Aeroportin e Cyrihut gjatë muajit prill praktikisht janë ndalur pothuajse në tërësi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rënia e numit të pasagjerëve ishte edhe më dramatike në muajin prill sesa në mars, shkruan sda.ch.
Në përgjithësi, numri i udhëtarëve ka rënë për 99%, duke zbritur në pak më pak se 27,000 sish, ka njoftuar aeroporti të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Madje, pasagjerët lokalë me rreth 88%, përbëjnë pjesën më të madhe të këtyre udhëtarëve.
Për herë të fundit në 1952, kanë udhëtuar kaq pak pasagjerë në një muaj përmes Aeroportit Cyrihut. Dhe kjo kishte ndodhur katër vjet pasi që aeroporti ishte zhvendos nga Dübendorfi në Kloten ku është edhe sot.
Rënia nuk ka ardhur vetëm nga shkaku i masave emergjente të Këshillit Federal për të luftuar epideminë, por në veçanti për shkak të kufizimeve të imponuara të udhëtimit në nivelin global, përcjell albinfo.ch. Kështu, për shembull, klienti kryesor i këtij aeroporti, kompania Swiss ka pasur në funksion vetëm një gamë minimale të avionëve.
Numri i fluturimeve ka rënë për gati 92% në krahasim me muajin e kaluar. Ky numër ka qenë në 1.921 ngritje dhe ulje. Mesatarisht, ka pasur vetëm 37 pasagjerë në një aeroplan, duke bërë pakësimin e zënies së ulëseve për rreth 60 pikë përqindjeje në 20%, transmeton albinfo.ch. Në mars kjo shifër ishte të paktën 56% dhe në prill të një viti më parë ishte 80%.
Duke ditur nevojën për të importuar nga jashtë materiale shëndetësore në Zvicër, sektori i ngarkesës së mallrave i aeroportit ka pasur një rënie më pak dramatike, përcjell albinfo.ch. Vëllimi i mallrave ka rënë gjithashtu masivisht për 67%, duke zbritur në pak më pak se 12.200 tonelata.
Numri i fluturimeve ekskluzivisht me ngarkesa mallrash është rritur ndjeshëm në 256. Një vit më parë kishte vetëm 22 fluturime të tilla gjatë prillit.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” Një nismë arsimore për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












