Kuriozitete

99-vjeçari thyen rekord botëror në not

Corones kishte lënë notin gjatë luftës së Dytë Botërore, por u kthye në moshën 80-vjeçare

99-vjeçari George Corones ka thyer rekord për notim në stil të lirë 50-metra duke u bërë më i moshuari që ka arritur ta kalojë këtë distancë për vetëm 56:12 sekonda.

Notimi i tij u krye në Queensland të Australisë.

Corones la notin gjatë luftës së Dytë Botërore, por u kthye në moshën 80-vjeçare.

Ai ka thënë se notimi në këtë moshë është tejet i vështirë. Ky rekord botëror  do të verifikohet së shpejti, shkruan BBC.

https://www.youtube.com/watch?v=0oz0AyeFR44