Integrimi
Vëllezërit Avdylaj, me mistri dhe me dorëza boksi
Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdyli janë të njohur për sukseset e tyre sportive në Austri. Por përveç boksit, ata së bashku më babain e tyre punojnë në firmën prestigjioze austriake të ndërtimtarisë “Porr grup”. Portali austriak “Oesterreich.at” ka vizituar familjen Avdyli për t`u njohur më për së afërmi më ta, përcjell “albinfo.ch”
Babai i dy djemve, Enveri punon në këtë firmë që prej më shumë se 20 vitesh. “Që nga viti 1993 punoj si murator në firmën e Porr-it. Puna e mirë që kam bërë në këtë firmë është bartur edhe të djemtë e mi”, ka thënë ai. Në lidhje me këtë, djali Dardani ka shtuar: “E vërtetë, babai ynë ishte model për ta ndjekur. Së pari Hekurani dhe pas dy vitesh edhe unë”, ka thënë ai duke treguar edhe për shkollimin e tij dhe të Hekuranit.
Më pas ata kanë folur edhe për jetën sportive të tyre në kickboks. “Ne zgjohemi në orën 5.30 të mëngjesit dhe shkojmë për në punishte (Baustelle). Pas punës pastaj është programi ynë i ushtrimeve në kickboks”, shprehet Dardani. Ndërsa babai Enveri shton: “Të dy djemtë janë shumë të disiplinuar, në shkollimin e tyre dhe në sport. Ata ushtrojnë gjashtë herë në javë. Vetëm ditën e diel e kanë pushim”, njofton “albinfo.ch”
“Vetëm kështu mund të sjellim diçka. Prandaj Hekurani është kampion i Evropës”, potencon Dardani. Por edhe Hekurani flet për vëllain e tij: “E Dardani, është nënkampion i botës për të rinj”.
Hekurani ka thënë se nuk është një punë e lehtë të arrihet suksesi, por ata i janë mirënjohës edhe firmës ku punojnë e cila gjithmonë e ka marrë parasysh kur ndeshjet e tyre janë zhvilluar jashtë Austrisë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













