Sport
Zvicra, në një grup me Shqipërinë në Evropianin 2016, vijnë reagimet e para
Në turneun e madh evropian, Zvicra do të luajë ndeshjen e parë me Shqipërinë ndërssa në të njëjtin grup janë edhe Franca dhe Rumania.
Në Evropianin 2016 në Francë do të luajnë me një grup Shqipëria dhe Zvicra, krahas Francës dhe Rumanisë.
Kombëtarja e Zvicrës përfaqësohet nga gjashtë shqiptarë dhe mënjëherë pas hedhjes së shortit janë deklaruar futbollistët e dy kombëtareve.
Sigurisht loja kundër Shqipërisë është shumë e veçantë për futbollistët me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria
Kapiteni i kombëtares zvicerane, Gökhan Inler është shprehur mjaft i matur në Twitter, duke thënë: “.Gëzohem për verën e ardhshme ‘
Taulanti: “Francë 2016” kundër vëllait tim
Taulant Xhaka, mesfushor i Shqipërisë ka postuar në rrjetet socialenjë hartë me përfaqësueset pjesëmarrëse në Grupin A të ‘Euro 2016’ duke deklaruar: “‘Franca 2016’, kundër vëllait tim, Xhaka”.
Behrami: „I can’t believe #EURO2016“
Valon Behrami është shprehur krejt ndryshe. Atij nuk i besohet se do të luaj me një grup me Shqipërinë.
„I can’t believe #EURO2016“, shkruan Behrami. Kolegët e Behramit i janë përgjigjur Behramit, duke thënë se do të jetë historike përballja me Shqipërinë.
https://twitter.com/ValonBera/status/675734965833830400?ref_src=twsrc%5Etfw
Edhe sulmuesi Baselit në kombëtaren shqiptare, Shkelzen Gashi është veçanërisht i kënaqur në duelin me Zvicrën, siç njofton në Facebook.
Edhe Xherdan Shaqiri ka postuar në Facebook të njëjtën foto duke shkruar: “Nice Group A??? Looking forward??#Euro#2016#XS#23 @UEFAEURO”
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Bias tha se kanë një skuadër të re me lojtarë që kanë disa kohë që luajnë bashkë.
„Shpresojmë që të bëjmë gjëra interesante në këtë Evropian dhe të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur. Do të japim maksimumin në këtë garë, nuk kemi asgjë për të humbur. Do të japim gjithçka në fushë”., tha De Biasi.
Duka: Nuk do ta dëshiroja ndeshjen e parë me Zvicrën.
„Realisht nuk do ta dëshiroja ndeshjen e parë me Zvicrën, por pak më vonë“, tha Duka ndërsa ëndërronte që Shqipëria të luante ndeshjen hapëse të evenimentit ndaj Francës.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg
















