Kalendari
SHKSHZ mban «Takimet e Dhjetorit»
Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, me rastin e festave të fundvitit, organizon një takim të gjerë me anëtarët e vet të të gjithave profileve krijuese: Takimet e Dhjetorit. Ky manifestim do të jetë tradicional, me synimin që në të ardhmen të ketë një program që përkon me shënimin e rezultateve të punës njëvjeçare, duke dhënë edhe çmime e mirënjohje përkatëse. Në Takimet e sivjetme të Dhjetorit, që do të mbahen më 20.12.2015 nga ora 15:00 në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zürich dhe në bashkëpunim me të, do të hapet një ekspozitë e arteve pamore, do të ketë lexime letrare, interpretime artistike, pjesë muzikore nga anëtarët e shoqatës dhe diskutime e debate të hapura.
Lusim të gjithë krijuesit të konfirmojnë pjesëmarrjen në këto Takime në telefonat: +41 79 542 90 63 ose +41 78 617 29 61.
Adresa: Eugen Huber Strasse 19 A, 8048 Zürich. Po ashtu ftojmë të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, të cilët do ta bëjnë më madhështor këtë manifestim kulturor-artistik. Në fund do të shtrohet një Apèro. Ju mirëpresim!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Dhjetor 2015
- Ora15:30
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit13 Dhjetor 2015 - 0:00
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












