Sport
Babai i Granitit dhe Taulantit: “Shpresoj për barazim”
Ai dhe gruaja e tij kurrë nuk kishin mundur të paramendonin atë që po e përjetojnë sot: që dy djemtë e tyre të bëhen shtyllat mbajtëse të dy kombëtareve të ndryshme të futbollit dhe që të dy do të luajnë kundër njëri-tjetrit gjatë Kampionatit Evropian
«Shpresoj për barazim», thotë Ragip Xhaka, babai krenar i dy futbollistëve, Granit dhe Taulant Xhaka, të cilët në Evropianin 2016 do të kenë sprovën e tyre jetësore dhe unikale në kampionatet e deritashme. Ata, më 11 qershor 2016 do të luajnë ndeshjen e parë për dy kombëtare kundërshtare: Graniti për Zvicrën ndërsa Taulanti për Shqipërinë. Dhe ky ballafaqim e vë ne sprovë e në siklet edhe babain e dy djemve të famshëm, Ragip Xhakën.
«Në zemrën e Ragip Xhakës rrahin dy zemra. Njëra për Shqipërinë, vendin ku i ka rrënjët dhe tjetra për Zvicrën, vendin që është bërë shtëpia e tij e dytë, shkruan blick.ch. Para 25 vitesh ai ka ardhur në Zvicër si refugjat politik, së bashku me të shoqen, Eli-n. Këtu ka punuar në kopshtari, ndërsa gruaja, në pastrim. Ata kurrë nuk kishin mundur të paramendonin atë që po e përjetojnë sot: që dy djemtë e tyre të bëhen shtyllat mbajtëse të dy kombëtareve të ndryshme dhe që të dy do të luajnë kundër njëri-tjetrit në Kampionatin Evropian të vitit 2016 në Francë, transmeton albinfo.ch.
Por, për cilin nga dy djemtë do të bëjë tifo Ragipi më 11 qershor 2016? «Për të dytë, natyrisht», përgjigjet ai. Dhe plotëson përgjigjen duke thënë se një rezultat barazues u mundëson të dy kombëtareve të kualifikohen për të tetën e finales.
Babai i dy futbollistëve të mëdhenj po ashtu nuk beson se në mes të lojtarëve të dy skuadrave do të ketë ndonjë konflikt, përcjell albinfo.ch. Shumë nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare janë rritur ne Zvicër dhe njihen me lojtarët e këtushëm. Prandaj, ata kanë respekt për njëri tjetrin, mendon babai Xhaka.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












