Integrimi
„Shota“, me valle humanitare në “Bundesplatz” të Bernës
„Jeder rappe zählt“ është një aksion i madh humanitar që organizohet tradicionalisht në kohën para festave të fundvitit në Bernë.
Këtë vit aksioni humanitar „Çdo cent vlen“ u dedikohet të rinjve brenda dhe jashtë vendit që kanë vështirësi për të gjetur një vend në shoqëri.
Në kuadër të këtij aksioni diaspora shqiptare në Zvicër ka shkëlqyer me paraqitjen e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit ”SHOTA” në sheshin kryesor, atë Bundesplatz, në Bernë.
Grupi i valltarëve të rinj nga kjo shoqatë ka performuar para një numri të madh të qytetarëve zviceranë, të cilët kanë mbetur të mahnitur me paraqitjen e shotës shqiptare.
Në pjesën e parë me një potpuri vallesh programi që ka ofruar „Shota“ ka zgjatur rreth 13 minuta, ndërsa me një këngë rapsodike janë paraqitur edhe rapsodët Isuf Rashidi dhe Memet Petrovci.
Në pjesën e dytë „Shota“ është paraqitur me një valle shqiptare dhe një zvicerane.
Agron Bajrami nga Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ thotë për albinfo.ch se nuk mund ta dijë shumën e mbledhur, por thotë se janë mbledhur një numër i madh i shqiptarëve, që me siguri i janë përgjigjur aksionit humanitar „Çdo cent vlen“, që e organizon SRF.
Përveç që ka ofruar spektakël, anëtarët e Shkollës së Vallëzimit „Shota“ për ta ndihmuar aksionin kanë dhuruar edhe vetë donacione me rreth 500 franga.
Grupi i valltarëve ka shfrytëzuar këtë paraqitje në Bernë për të vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës, që është në afërsi të sheshit kryesor në Bernë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia






























