E-Diaspora
Azilkërkuesit kosovarë, të parët që dëshirojnë të kthehen vullnetarisht nga Austria
Nga refugjatët që kërkojnë kthimin vullnetar, më të shumtët janë kosovarët, pastaj irakianët dhe afganët. Nga janari deri në nëntor vullnetarisht janë kthyer: 1100 persona nga Kosova, 530 nga Iraku dhe 120 nga Afganistani, njofton albinfo.ch.
Vala e madhe e kërkesave për azil në Austri ka rënë në mënyrë të konsiderueshme. Tendat në pikat kufitare, të cilat ishin nëpër fushat e sportit, tashme gjithnjë e më shumë janë bosh. Tani nuk kemi të bëjmë me statistika të azilkërkuesve, të cilët vijnë në Austri, por për ata që dëshirojnë të kthehen vullnetarisht në atdheun e tyre, shkruan oe24.at, përcjell albinfo.ch.
Kjo tendencë është parë dukshëm që nga mesi i shtatorit, ka bërë të ditur edhe Ministria e Brendshme e Austrisë. Gjithnjë e më shumë refugjatë kërkojnë me dëshirë të kthehen në shtëpitë e tyre. Arsyet për këtë janë të ndryshme. Shumë prej tyre kishin shpresuar për një jetë më të mirë, por ata u ndien të fyer dhe të keqtrajtuar. Pritja pafund për vendimin e azilit, përballja me paragjykime shoqërore ndaj refugjatëve dhe vendimi për disa vende si shtete të sigurta, ka bërë që ata të kërkojnë të kthehen në vendet nga kanë ardhur.
Vendimi për t’u rikthyer vullnetarisht në vendin e origjinës duket se ishte zgjedhja më e mirë për ta, veçanërisht kjo kërkesë është vrenjtur në muajin tetor. 307 azilkërkues vullnetarë janë kthyer vetëm gjatë muajt të kaluar. Nga shtetet që kërkojnë kthimin vullnetar, më së shumti janë kosovarët, pastaj irakianët dhe afganët. Nga janari deri në nëntor vullnetarisht janë kthyer: 1100 persona nga Kosova, 530 nga Iraku dhe 120 nga Afganistani, njofton albinfo.ch.
Ekspertët i shohin këto kërkesa gjithnjë e më shumë në rritje. Ashtu siç ishin kërkesat për të ardhur, tani do të jenë kërkesat për t’u kthyer vullnetarisht.
Albinfo.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg












