Integrimi
Fitimi dhe Volkani vdesin në makinë, të ngufatur nga gazi
Presidenti i posazgjedhur Johann Schneider-Ammann dhe ish-presidentja, Simonetta Sommaruga kanë qenë në vendin e ngjarjes, në Langenthal, duke ngushëlluar familjarët dhe të tjerët
Dy djem të rinj 19 dhe 20 vjeçarë kanë gjetur vdekjen në makinën e njërit prej tyre, në garazhin e tij, në Langenthal të Kantonit të Bernës. Bëhet fjalë për Fitim D., shqiptar nga Gjilani dhe shokun e tij Volkan, me prejardhje turke.
Sipas policisë, ata kanë vdekur si pasojë e gazit që ka kapluar makinën ku ata ishin duke ndenjur dhe duke dëgjuar muzikë.
Siç tregon për albinfo.ch një burim që i ka njohur të dy të ndjerët, vdekja ka ardhur pasi që dy të rinjtë e kanë ndezur makinën për t`u ngrohur dhe ndërkohë i ka zënë gjumi ose janë molisur deri në paaftësi për të reaguar.
Askush nuk e di se sa kanë qëndruar ata në makinë dhe se kur ka ndodhur vdekja, por familjarët i kanë gjetur viktimat pasditen e vonë, kur në makinë ishte shpenzuar e gjithë benzina.
Megjithatë, policia ende nuk ka mundur të japë ndonjë version zyrtar për mënyrën se si ka ndodhur vdekja e dy të rinjve.
Burimi thotë se i riu shqiptar, Fitimi pritet të dërgohet nesër për t`u varrosur në vendlindje.
Ai thotë se të dy djemtë kanë qenë shumë të urtë dhe kanë pasur sjellje shembullore.
Ndërkohë mediet njoftojnë se edhe Këshilli Federal (qeveria e vendit) ka shprehur pikëllimin për vdekjen e dy të rinjve. Presidenti i posazgjedhur Johann Schneider-Ammann dhe ish-presidentja Simonetta Sommaruga kanë qenë në vendin e ngjarjes, në Langenthal, me ç`rast kanë ngushëlluar familjarët dhe të tjerët për tragjedinë e rëndë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër















