Integrimi
Polici austriak ia merr kosovarit 500 euro për “t`ia shpëtuar” lejen!
Por përveç policit, edhe kosovari do ta paguajë edhe një herë «mëkatin» e bërë. Ai sot në Gjykatën e Landit në Vjenë po përgjigjet për verën penale korruptim
Një polic austriak i ka futur në xhepin e vet 500 eurot e dënimit të cilin ja ka shqiptuar ngasësit kosovar të automjetit, pasi që e kishte kostatuar se ai po ngiste nën ndikimin e alkoolit. Kosovari 34 vjeçar me profesion me qëndrim në Zvicër kishte pirë katër birra në një lokal në Austri dhe megjithatë kishte vendosur të ngiste veturën e tij.
Polici që kishta ndaluar në rrugë e kishte kushtëzuar: ose t`ia jepte 500 euro «në dorë» ose patentshoferi i tij do të «fluturonte».
I ndodhur në këtë situatë, kosovari vendos të paguajë, por nuk merr asnjë dëshmi nga polici. Por polici në fjalë, pasi që ngjashëm kishte vepruar edhe në dy raste tjera, është duke u gjykuar për keqpërdorim të postit dhe për korruptim.
Mirëpo, kosovari duket se do ta paguajë edhe një herë «mëkatin» e bërë. Ai sot është gjendur në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Landit në Vjenë ku po përgjigjet për verën penale korruptim. Dhe këtë akuzë ai duhet ta durojë edhe përkundër faktit se vetëm dhjetë minuta pas pagesës së mitos, ai e kishte telefonuar policinë përmes thirrjes emergjente për të denoncuar rastin.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













