Shkurt.ch
Mungesa e borës, shqetësim për qendrat e turizmit dimëror
12 ndërmarrje, shumica e tyre që operojnë me teleferikë në zonat malore kanë vendosur të shkurtojnë oraret e punës të punëtorëve të tyre
Ka disa javë që duhej të fillonte sezoni i sporteve në borë por në malet e Zvicrës nuk ka pothuajse fare borë. Kjo mungesë ka filluar të shqetësojë në radhë të parë operatorët e pushimeve dimërore por edhe dahamirësit e sporteve në borë dhe të tjerët.
Veç shqetësimit, mungesa e borës ka shkaktuar tashmë edhe pasoja konkrete: 12 ndërmarrje, shumica e tyre që operojnë me teleferikë në zonat malore kanë vendosur të shkurtojnë oraret e punës të punëtorëve të tyre. Ato, siç e konfirmon edhe Zyra e Punës për Kantonin Graubünden kanë përgjysmuar orarin e punetorëve për shkak të pamundësisë që ata të angazhohen në orar të plotë.
Por punëtorët nuk do të dëmtohen nga kjo. Pasi që kompanitë që kanë turizmin në kuptimin klasik si punë prioritare, kanë të drejtë t`i paraqesin punëtorët në entin e punës, i cili do t`i kompensojë ata për pjesën e munguar të punës. Ngjashëm është me punëtorët në ndërtim, të cilët kompensohen për pamundësi pune në kushte te vështira klimatike.
Firmat e prekura ga kjo i paraqesin punëtorët në entin e sigurimit të papunësisë, i cili ua kompnson të ardhurat në lartësinë prej 80 për qind.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











