Zhvillim
Kisha buçitëse e Manastirit
Në jug të Maqedonisë, në kufi me Greqinë, shtrihet Manastiri. Me mëse 95‘000 banorë është qyteti i dytë më i madh i vendit. Shumica e banorëve janë maqedonë etnikë, shumica pasues të Kishës Ortodokse Maqedone. Shqiptarët myslimanë janë një pakicë e papërfillshme etnike. Që nga fillimi i dhjetorit çdo ditë në ora 12.00 dëgjohet tingëllimi […]
Në jug të Maqedonisë, në kufi me Greqinë, shtrihet Manastiri. Me mëse 95‘000 banorë është qyteti i dytë më i madh i vendit. Shumica e banorëve janë maqedonë etnikë, shumica pasues të Kishës Ortodokse Maqedone. Shqiptarët myslimanë janë një pakicë e papërfillshme etnike.
Që nga fillimi i dhjetorit çdo ditë në ora 12.00 dëgjohet tingëllimi i zhurmshëm i këmbanës së kishës më të madhe të qytetit. Veç kësaj, përmes altoparlantit edhe himni i kishës dhe, në ditët festive, edhe i tërë predikimi. E tërë kjo bëhet më zëshëm sesa zëri i zmadhuar me altoparlant i myzeinit të „ Isak – Xhamisë“. Myzeini pret derisa të ketë rënë edhe tingulli i fundit i këmbanës së kishës. Tek atëherë ai thërret myslimanët për lutje. Për këtë ka pasur edhe ankesa. Peshkpoi Petar, me pelerinë të zezë dhe me mjekër të thinjur e veçanërisht të gjatë, shprehet diplomatikisht:
„ Fatkeqësisht mund të ketë pasur ankesa, por në rastin konkret duhet t’i lavdërojë myslimanët. Ankesat nuk erdhën nga myslimanët, por nga të krishterët. Përkundër të gjithave, ne duam trajtim të barabartë. Lutjet e myslimanëve buçasin disa herë në ditë. Ne dëshirojmë që për këtë të bisedojmë. Nëse lejohet për dikë, pse të mos lejohet edhe për dikë tjetër. Me këtë myslimanët po demonstrojnë fuqi, kurse ne?!“
Në Manastir peshkopi Petar dhe myftiu Veliu mezi flsin me njëri – tjetrin. Myftu Veliu flet madje për marrëdhënie të rënduara.
Arsyet për këtë janë personale. Bashkësia Islame ka humbur para dis dekadave shumë objekte të vlefshme, të cilat dëshiron t’i kthejë sërish, si Xhaminë e Re të vjetër një shekull. Sot ajo shfrytëzohet si galeri e arteve. Maqedonët etnikë, shumica ortodoksë, që përbëjnë dy të tretat e popullsisë, dhe shqiptarët etnikë në Maqedoni jetojnë ende në dy botëra paralele, jo vetëm në Manastir. Konfliktet etnike eskalojnë lehtësisht, si në verën e fundit në Kumanovë, ku pati 20 të vdekur. Por, edhe përkundër kësaj, në Manstir mbretëron qetësi. Pa marrë parasysh se a vijnë valët e altoparlantit nga xhamia apo nga kisha, kjo nuk i preokupon shumicën e banorëve.
« Nuk pengon, është thjesht çështje përshtatjeje“.
„ Unë jam për transemtimin e lutjeve kishtare vetëm në ditë festive, siç janë pashkët, kërshëndellat apo festat e tjera ortodokse. Por, ju lutem, jo çdo ditë. Sepse kjo pengon qetësinë. Ka njerëz që duan të flejnë apo që duan të pushojnë“.
„ Është mirë përderisa të mos përzihet politika. Partitë në Qeveri përhapin urrjetje në mes etnive. Unë s’kam urrjetje ndaj askujt. Unë dua vetëm të jetoj ashtu siç dua vetë“.
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina










