Integrimi
Industria e ndërtimit përfiton nga emigrantët
Derisa fluksi i refugjatëve në Gjermani ka pasur ndikimin e vet negativ mbi ekonominë e vendit, për industrinë e ndërtimit ka qenë ndryshe. Kjo industri ka përfituar, duke siguruar vende pune për një pjesë të emigrantëve dhe duke nxjerrë fitime të mëdha për vendin.
Në Gjermani është shtuar kërkesa për apartamente të thjeshta për refugjatët, shumica e të cilëve flenë nëpër salla sporti, lokale dhe tenda. Kjo ka nxitur një ringjallje të industrisë gjermane të ndërtimit, raporton media gjermane, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermani sektori i ndërtimit ka marrë nxitje edhe nga rritja e popullsisë në qytetet e mëdha si dhe nga interesimi në rritje i njerëzve për pasuritë e patundshme.
Kostot e ulëta të huamarrjes dhe rritja e pagave reale kanë inkurajuar shumë gjermanë për të blerë banesa dhe shtëpi, në vend të prirjes së mëparshme për të banuar në apartamente me qera.
Në sektorin publik, investimet në strehim për azilkërkuesit po mbështesin kërkesën.
Sektori publik i ka dyfishuar fondet për banesa sociale në më shumë se 4 miliardë euro deri në vitin 2019, për të përballuar kërkesat për azilkërkuesit, shumë prej tyre refugjatë nga Lindja e Mesme.
Firmat e vogla dhe të mesme që mbizotërojnë sektorin e ndërtimit të banesave në Gjermani po përpiqen t’i plotësojnë këto kërkesa në rritje.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











