Fun
Sonte fillon “Gjermania kërkon super-yllin (DSDS)”
Siç bëhet e ditur një shqiptare që do të shfaqet para jurisë do të jetë Arta Selimi nga Gjilani e cila vite më parë ishte kandidate në X Factor Albania
Edicioni i 13-të i njërit nga spektaklet më të njohur në Gjermani për zbulimin e talenteve të muzikës “Deutschland sucht den Superstar”(Gjermania kërkon super-yllin) fillon sonte (e shtunë).
Me juri të re, moto të re dhe këngëtarë të rinj, pritet që ai edhe këtë vit të tërheq vëmendjen e opinionit gjermanishtfolës. Sipas medieve gjermane, nata e sontme përpos kandidatëve të cilët do të shfaqin talentin e tyre muzikor, do të sjellë edhe kandidatë të cilët do të sjellin të qeshura para publikut dhe teleshikuesve.
Si në çdo edicion tjetër edhe këtë vit pritet të shfaqen edhe kandidatë shqiptarë. Siç bëhet e ditur një shqiptare që do të shfaqet para jurisë do të jetë Arta Selimi nga Gjilani e cila vite më parë ishte kandidate në X Factor Albania.
Deri më tash shqiptari që ka arritur më së shumti në këtë shou është Ardian Bujupi i cili kishte zënë vendin e tretë.
Anëtarë të jurisë për këtë edicion janë: Dieter Bohlen, H.P. Baxxter, Vanessa Tai dhe Helena Fischer.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













