Integrimi
Gjykata Federale miraton dëbimin e shtetasit të Maqedonisë
Ndërkohë që Vogt nga SVP-ja e kishte relativizuar iniciativën e partisë së tij, në praktikën aktuale, dëbimi i të huajve po zbatohet me mjaft konsekuencë
Deklarimi pak ditë më parë i deputetit të SVP-së, njëherësh profesor universitar i drejtësisë Hansueli Vogt se personat me prejardhje të huaj por të lindur në Zvicër nuk duhet të trajtohen si të huaj, pati bërë jehonë të konsiderueshme në mediet e këtushme. Ai e kishte bërë këtë prononcim në kontekstin e iniciativës që partia e tij e ka hedhur për votim popullor më 28 shkurt 2016., shkruajnë mediet zvicerane. Kjo iniciativë, e quajtur “Iniciativa për zbatim…” synon ashpërsimin e praktikave të dëbimit të të huajve delikuentë, edhe kur ata kanë marrë dënime të ulëta, transmeton albinfo.ch.
Por ndërkohë që Vogt e kishte relativizuar iniciativën e partisë së tij, në praktikën aktuale, ende pa hyrë në fuqi madje as iniciativa pararendëse (e votuar në vitin 2010) për dëbimin e të huajve kriminelë, dëbimi i të huajve po zbatohet me mjaft konsekuencë.
Kështu siç shkruan gazeta “NZZ”, Gjykata Federale si instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës në dhjetor të vitit që shkoi e ka vlerësuar si të drejtë një vendim të autoriteteve për dëbimin e një shtetasi 30 vjeçar të Maqedonisë.
Personi në fjalë, në vitin 2013 ishte dënuar me tre vjet e gjysmë burg me çfarë kishte humbur lejen qëndrimit në Zvicër (vizën C), përcjell albinfo.ch gazetën zvicerane. Ai qe dënuar për pjesëmarrje të rregullt dhe brenda një periudhe të gjatë në gara ilegale të ngasjes së shpejtë me vetura rrugëve të Zvicrës. Edhe para kësaj, shtetasi i Maqedonisë kishte qenë i dënuar për dy delikte të tjera të trafikut.
Për këtë arsye, Zyra për Migracion kishte marrë vendimin që ai, pas përfundimit të vuajtjes së dënimit, të dëbohej në vendin e prejardhjes.
Fakti se ai jeton në Zvicër me gruan dhe me fëmijë si dhe rrethana se ai nuk ka qenë asnjëherë i varur nga ndihmat sociale, nuk kanë luajtur asnjë rol në këte rast. Ai, sipas gjykatës mund të riintegrohet në Maqedoni, vend ky të cilin e njeh vetëm nga pushimet. Ndërsa gruaja me fëmijët mund ta shoqërojnë atë nëse duan, në Maqedoni. Ndryshe, ata mund të vazhdojnë të jetojnë në Zvicër ndërsa kontaktet me bashkëshortin/babain mund t`i mbajnë përmes telefonit, skype-s etj.!
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga Parlamenti Evropian ka miratuar të martën (7 korrik 2026) një reformë të madhe që ndryshon rrënjësisht... -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit













