Bota
Nuk i duan refugjatët myslimanë
“Ne nuk duam që edhe në Sllovaki të ndodhë diçka e ngjashme me atë në Gjermani”, deklaroi kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico. Si reagim ndaj sulmeve në Këln dhe në Hamburg, ai shpalli që Sllovakia do të vazhdojë luftën kundër zbatimit të kuotave të detyrueshme të BE-së për të pranuar refugjatët. Njëkohësisht Sllovakia do të ndalojë që në vend të krijohet një komunitet i mbyllur mysliman. Që tani, Sllovakia thuajse nuk pranon refugjatë.
Edhe nga Varshava erdhën tone të mprehta, raporton DW, përcjell albinfo.ch. Zëvendëskryeministri i Polonisë, Piotr Glinski, i shfrytëzoi sulmet seksuale kundër grave në qytetet gjermane natën e ndërrimit të viteve, për të shqiptuar një paralajmërim të përgjithshëm për t’u ruajtur nga emigrantët. Polonia do t’i vështrojë me llupë refugjatët që do të pranojë, i tha ai të enjten televizionit polak “TVN 24”.
“Ne duam të ndihmojmë refugjatët e luftës, gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Asnjë shkak nuk shikojmë që në mes tyre të ndodhen në Poloni edhe të rinj, heronjtë e ngjarjeve në Këln”.
Që para disa ditësh, presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ushqeu me deklaratat e tij frikën ndaj refugjatëve myslimanë. Në një intervistë në radio, Zemani, 71-vjeçar, i bëri përgjegjës për lëvizjen e refugjatëve në Evropë “vëllezërit myslimanë islamikë”.
Një lloj tjetër kufizimi i lëvizjes së refugjatëve ishte temë e vizitës në Hungari e kryeministrit britanik, David Cameron. Atje ai kërkoi mbështetje për shkurtimin e shërbimeve sociale për të huajt, temë e debatueshme në Evropën Qendrore. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, deklaroi se Hungaria është plotësisht dakord me përmbajtjen e tri kërkesave të para të paketës së Cameronit. Këto kërkesa parashikojnë para së gjithash një zbutje të detyrimeve të shteteve anëtare ndaj BE-së.
Shkurtimi i shërbimeve sociale për të huajt në BE mund të mendohet, tha Orban. Por, kjo nuk duhet të çojë në diskriminimin e punëmarrësve hungarezë në Britaninë e Madhe.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











