Lajme
“Shok”, filmi kosovar që nominohet për Oscar
Filmi "Shok", me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, ka hyrë në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër "Live Action Short Film"
Për herë të parë, një film kosovar ka arritur të nominohet për titullin më prestigjioz botëror “Oscar” si filmi më i mirë i shkurtë. Ky është filmi “Shok”, me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, i cili ka hyrë në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër “Live Action Short Film”.
Ngjarja në këtë film zhvillohet gjatë periudhës së luftës në Kosovë, derisa dy shokë vënë në provë shoqërinë e tyre, gjatë luftës për mbijetesë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me producentë Eshref Durimishi dhe Harvey Ascott.
“Shok” është filmi i parë kosovar që arrin të nominohet për çmimin Oscar dhe po cilësohet si suksesi më i madh në historinë e kinematografike kosovare.
“Shok” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërsa në kohën prej njëzet e një minuta, sa zgjatë gjithsejtë ky film, luajnë edhe aktorët: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Armond Morina, Aurita Agushi, Sunaj Raça, Eni Cani, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi dhe Ardit Tahiri.
Xhirimet e filmit janë realizuar në qytetin e Mitrovicës, ndërkohë producenti i tij, Eshref Durmishi, i cili e portretizon rolin e Dushanit, ka theksuar se përmes pamjeve në këtë film shfaqet një pjesë e rrugëtimit të shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky film është shpërblyer edhe në shumë festivale të tjera të filmit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










