CH-Ballkani
Nuk ka marrëveshje për zgjedhjet në Maqedoni
Liderët e katër partive më të mëdha nuk arritën marrëveshje lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni.
Takimi i ndërmjetësuar nga komisioneri evropian për zgjerim,Johannes Hahn rezultoi në dështim. Shkak për këtë është opozita maqedonase, e cila thotë se mungon realizimi i reformave të parashikuara që paraqesin kusht për mbajtjen e zgjedhjeve, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Komisioneri evropian Johannes Hahn është shprehur se do të sigurohet mbështetje për zgjedhje të ndershme dhe demokratike edhe përkundër dështimit të bisedimeve të gjata natën midis së premtes dhe të shtunes në Shkup. Komisioneri e ka postuar këtë shkrim në twitter pasi drejtuesit e katër partive kryesore nuk u pajtuan mbi datën e zgjedhjeve të parakohshme që është 24 prilli.
Lideri opozitar i Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev është ai që kërkon shtyrjen e kësaj date për shkak të mospërmbushjes së kushteve dhe reformave që dalin nga marrëveshja politike e 2 qershorit.
Lidhja Social Demokrate thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje nëse ato mbahen më 24 prill, ndërsa tri partitë tjera, VMRO, BDI dhe PDSH, sipas komisionerit Hahn, pajtohen me datën e caktuar që më parë dhe kanë garantuar respektimin e marrëveshjes.
Kriza politike në Maqedoni shpërtheu pas skandalit të përgjimeve, kur opozita maqedonase nxorri në publik qindra biseda telefonike të zyrtarëve të lartë shtetërorë që dëgjoheshin duke folur për manipulime në fusha të ndryshme.
Çështja pritet të hetohet nga Prokuroria Speciale, e cila u formua enkas për trajtimin e disa lëndëve që ndërlidhen me skandalin e përgjimeve.
E-Diaspora
-
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror,... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos
Jeta në Zvicër
-
Objektivat klimatike në rrezik: Banorët e Cyrihut fluturojnë shumë Banorët e Cyrihut fluturojnë mesatarisht më shumë se 10,000 kilometra në vit. Kjo do të thotë... -
Aksidentet bujqësore në Zvicër shkaktuan 22 vdekje në vitin 2025 -
Nestlé përballet me hetim penal në Bordeaux pas vdekjes së foshnjës -
Normat e interesit në llogaritë e kursimit në Zvicër vazhdojnë të bien -
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut











