Fotolajmi
Platformë interneti për refugjatët në Gjermani
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka mbështetur këtë projekt, që në një faqe interneti të jepen informacione dhe ndihma për integrimin e azilkërkuesve në Gjermani.
Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizière duket se po i shijonte këto momente të prezantimit të një portali në internet, këtu në Friedrichshain-Kreuzberg në Berlin.
“Ky është një vend, ku me pak para mund të bëhen gjëra të mëdha”, tha ai.
Ministria e Brendshme e Thomas de Maizière-t e ka mbështetur këtë projekt, që në një faqe interneti të jepen informacione dhe ndihma për integrimin e azilkërkuesve në Gjermani.
450.000 euro për dy vite i ka ndarë qeveria gjermane për mbështetjen e këtij projekti.
Projekti administrohet nga betterplace.org, një portal i cili konsiderohet si një prej platformave më të mëdha bamirëse në Gjermani.
Të interesuarit mund të informohen këtu për rreth 300 projekte të ndryshme dhe mund të japin donacione. “German Doctors” kanë nevojë për shembull edhe për 142 euro për klinikën e tyre në Mynih. Donacionet realizohen shumë shpejt, me vetë dia klikime.
Thomas de Maizière kishte mundësinë gjatë këtij prezantimi të falënderojë njerëzit që punojnë vullnetarisht. Pa ndihmën e tyre situata me siguri që do të shndërrohej në një katastrofë, mendon ai. Qeveria gjermane e di që pa angazhimin e këtyre njerzëve nuk do t’ia dilte të përballet me valën e fundit të refugjatëve.
De Maizière nuk mund të gjejë asgjë të keqe në veprimin etyre.
“Përfytyroni sikur të gjitha të kryheshin vetëm nga shteti. Unë nuk do të doja të jetoja në një shtet të tillë.”
Gjermania edhe më tej mund të mbështetet tek puna e vullnetarëve. Javët e kaluara është biseduar shumë për këtë çështje, sepse edhe disponimi i njerëzve ka ndryshuar shumë. Ndihmësit vullnetarë janë në fund të energjisë, por ende janë të gatshëm të ndihmojnë.
De Maizière, sic raporton DW, shikon në anën e djathtë, ku është Ulrike Kostka, drejtore e Karistasit në Berlin.
“Para dy vitesh gati askush nuk ka reaguar ndaj kërkesave tona për donacione. Ndërsa vitin e kaluar ka qenë interesimi më i madh prej themelimit të organizatës”, thotë Kostka. Më pas ministri shikon në anën e majtë.
“Fakti që për çdo javë regjistrohen 20-30 projekte për refugjatë, tregon se këtu vërtet kemi nevoja të mëdha”, konstaton Christian Kraus, drejtues i betterplace.org. Gatishmëria për donacione po vazhdon, thotë ai.
Por ministri u përball edhe me pyetje të rënda, për politikën e përditshme. Austria i ka futur kontrollet kufitare. Gazetarët duan të dinë se cili është qëndrimi i Gjermanisë. Ministri shikon në tokë dhe ngadalë jep një përgjigje.
“Vendimi i Austrisë është vendim i Austrisë. Por ende nuk është vendosur asgjë përfundimisht. Austriakët ende kanë mundësi të ndryshojnë mendimin”, thotë De Maizière, i cili shpreson se Evropa do të gjejë një përgjigje të përbashkët.
“Koha po kalon”, konstaton ai. Por mbetet shpresa që në këtë portal do të lajmërohen njerëz të gatshëm për zgjidhjen e problemeve, të cilat politika nuk mund t’i zgjidhë”.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore Një aeroplan i Swiss International Air Lines (SWISS) që bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kazakistan... -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër













