Shkurt.ch
Shumica pro “Iniciativës për zbatim” vjen duke rënë
Në favor të saj do të votonin 51 për qind e votuesve. 42% do të votonin kundër ndërsa 7% do të ishin të pavendosur
Sikur te ishte votuar më 12 janar, iniciativa e SVP/UDC-së «Për jetësimin e dëbimit të të huajve kriminelë», në favor të saj do të votonin 51 për qind e votuesve. 42% do të votonin kundër ndërsa 7% do të ishin të pavendosur. Në fakt, 31% të të anketuarve janë “të sigurt pro iniciativës” dhe 31% “të sigurt kundër” saj. Mirëpo kategoria e atyre që janë “më shumë për iniciativën” është më e madhe, gjegjësisht 20%, ndërsa e atyre që do të ishin “më shmë kundër” saj është 11%.
Kjo tregon një ulje të vogël në krahasim me sondazhin e kaluar, kur pro iniciativës ishin 55%.
Sondazhin e ka realizuar Instituti për hulumtimin e opinionit SRG, njofton srf.ch. Sipas tij, 80 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të votojnë njësoj sikur në votimin «për dëbimin e të huajve kriminelë» që është bërë para pesë vitesh. Mosjetësimi i kësaj iniciative, sipas SVP-së i ka shtyrë ata që ta iniciojnë iniciativën për jetësim, e cila është më e ashpër se e para.
Shikuar sipas përkatësë partiake të votuesve, në favor të kësaj iniciative do të votonin 89% të anëtarëve të SVP/UDC-së. Në mesin e anëtarëve të FDP-së, pro iniciativës do të votonin 46 për qind ndërsa kundër saj, 42%. Ndërsa me shumicë të qartë kundër iniciativës do të votonin SP/PS (76%) dhe të Gjelbrit (71%). Edhe te CVP/PDC do të arrinte një shumicë numri i kundërshtarëve të iniciativës (55%).
Ndonëse është spekuluar shumë, hulumtuesit nuk kanë gjetur ndonjë ndikim të madh në disponimin e votuesve të mundshëm të ngacmimeve seksuale mbi femrat gjermane, të bëra në Natën e Vitit të Ri në Köln. Se është kështu, tregon fakti se as numri i femrave që mbështesin iniciativën nuk është dukshëm më i madh dhe as numri i meshkujve që e kundërshtojnë atë nuk është dukshëm më i madh se sa në sondazhet e realizuara para incidentit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër














