Sport

Dy vëllezërit e famshëm Xhaka, kujtojnë fëmijërinë

Mesfushori i Mönchengladbach-ut, Granit Xhaka, ka postuar një fotografi ku shfaqen të dy vëllezërit të përqafuar, duke kujtuar kohën kur ishin fëmijë

 

Të dy janë futbollistë të njohur. Janë vëllezër, por përfaqësojnë dy shtete të ndryshme. Njëri luan për Zvicrën kurse tjetri për Shqipërinë.  Bëhet fjalë për Granit dhe Taulant Xhakën. Të dy u bënë të famshëm duke luajtur në ekipin e Bazelit. Derisa Graniti aktualisht luan për Borussia Monchengladbach, Taulanti vazhdon të mbetet tek ekipi i Bazelit.

Ndonëse janë larg me vendbanime, ata komunikojnë rregullisht së bashku edhe përmes rrjeteve sociale.

Mesfushori i Mönchengladbach-ut, Granit Xhaka, ka postuar një fotografi ku shfaqen të dy vëllezërit të përqafuar, duke kujtuar kohën kur ishin fëmijë.
“Përshëndetje Tauli – shiko pak çfarë kam gjetur?! Kalo sa më mirë në HugDay (Ditën e Përqafimeve)”, ka shkruar Graniti në Instagram.