Jeta në Zvicër

Zvicra, në limit për refugjatët

Johann Schneider-Ammann ka thënë se Zvicra kishte arritur kapacitetin limit për refugjatët, pavarësisht faktit se vendi kishte marrë më pak të tillë në numër krahasuar me Austrinë apo Gjermaninë.

Këto komente presidenti Schneider-Ammann i ka bërë gjatë një vizite zyrtare në Austri.

”Zvicra këmbëngul që Marrëveshja e Schengenit duhet të ruhet, pavarësisht refugjatëve”, theksoi presidenti zviceran pas një takimi me homologun e tij austriak, Heinz Fischer.

Austria dhe Zvicra janë vende anëtare të zonës Schengen.

Gjatë vitit 2015, rreth 35 mijë persona kërkuan azil në Zvicër, ndërkohë që në Austri këtë e kërkuan 90 mijë të tillë.