Shkurt.ch
904 milionë franga për ndihmat sociale të azilkërkuesve
Shumica e shpenzimeve shkojnë në ngarkesë të federatës pasi që ajo i paguan ndihmat sociale gjatë vitit të parë të qëndrimit të azilkërkuesve
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) për gjithë vitin 2016 ka caktuar një buxhet prej 1.5 miliard frangash. Pjesa më e madhe nga kjo shumë, 940 milionë franga, shkojnë për ndihmat sociale për azilkërkuesit, të pranuarit e përkohshëm (F) dhe për refugjatët, shkruan “SonntagsZeitung” në botimin e sotëm.
Vitin e kaluar për këto destinime ishin buxhetuar fillimisht 746 milionë franga, por qysh në muajin shtator ishte parë se nevojiteshin edhe 207 milionë franga shtesë, transmeton albinfo.ch Kjo kishte ndodhur pasi që fillimisht ishte parashikuar se në Zvicër do të vinin vetëm 22 mijë refugjatë ndërkohë që deri në fund të vitit erdhën afër 40 mijë gjegjësisht më së shumti që nga koha e luftës në Kosovë dhe fluksi i refugjatëve nga atje.
Shumica e shpenzimeve shkojnë në ngarkesë të federatës pasi që ajo i paguan ndihmat sociale gjatë vitit të parë të qëndrimit të azilkërkuesve. Ndërsa në vitet vijuese, një numër i madh i tyre u bartet kantoneve dhe komunave.
SEM është duke shqyrtuar mundësi të ndryshme për uljen e shpenzimeve në fushë të azilit dhe po ashtu për përballimin e numrit të madh të kërkesave për azil .
Njëra ndër mundësitë është shkurtimi i procedurës së azilit, ka thënë sekretari shtetëror i SEM-it. Në të ardhmen, sipas tij, 60 për qind e të gjitha kërkesave do të trajtohen dhe përmbyllen brenda 140 ditëve.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













