Jeta në Zvicër
Mbijeton foshnja 390 gramësh në Zvicër
Më 6 nëntor 2015 në spitalin e Bernës lind një fëmijë që ka befasuar mjekët zviceranë.
Foshnja me emrin Mia eridhi në këtë botë me vetëm 390 gram. Edhe pse ka shumë foshnja të parakohshme në Zvicër, një nga 13 fëmijët vjen para javës së 37-të të shtatzënisë në botë, por Mia sipas mjekëve është një përjashtim.
Në lindje, ajo ishte vetëm 390 gram dhe vetëm 27 centimetra e gjatë, shkruan “Le Matin”, përcjell albinfo.ch.
“Mjekët thanë se kurrë nuk kishin parë një fëmijë të tillë të vogël,” tha nëna Rebecca.
Mia kishte lindur 3 muaj para kohe pas intervenimit emergjent të mjekëve për shkak të një sëmundjeje të nënës.
Për shkak se nuk kishte vend në Lozanë, lindja cezariane ishte relizuar në Spitalin Universitar Insel të Bernës.
Nëna e Mias është dashur të pres më shumë 10 ditë deri sa i është lejuar ta prek për herë të parë foshnjën e saj.
Mia tani peshon pothuajse dy kilogram dhe nëna e saj shpreson ta marrë së shpejti në shtëpi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












