CH-Ballkani
Kamenicë: Kontingjent ndihmash nga Austria
Shoqata nga Gunskirchern i Austrisë ka sjellë në Kamenicë një kamion donacion të mbushur me pajisje dhe veshmbathje.
Ndër pajisjet e ardhura ishin 14 shtretër për QKMF-në dhe personat me aftësi të kufizuar, 35 karroca për personat me aftësi të kufizuar, inventar shkollor për shkollën në Strezoc, rroba dhe veshmbathje për familjet në gjendje të rëndë sociale, biçikleta dhe gjëra të tjera të nevojshme, raportojnë mediat lokale përcjell albinfo.ch.
Ky donacion u realizua në kuadër të bashkëpunimit të nënkryetarit të Komunës, Fatmir Matoshi, me Drejtorinë e Shëndetësisë, HandiKOS-in dhe grupin e bashkatdhetarëve kamenicas që jetojnë në Austri.
“Kjo është një ndihmë dhe mbështetje e veçantë për komunën tonë dhe shumë familje, të cilat kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, dhe po ashtu për familjet që jetojnë në kushte të rënda sociale. Përfitues do të jenë edhe HandiKOS, QKMF-ja dhe shkolla në Strezoc. Për këtë donacion e falënderojmë shumë zotëri Herman Hochreiter, me kolegët e tij, ndërsa merita të veçanta kanë bashkatdhetarët tanë në Austri, e do t`i veçoja zotrinjtë Rexhep Isufi e Naser
Shkodra dhe të gjithë përkrahësit e këtij projekti. Falënderojmë zyrën e HandiKOS-it, drejtorin Agim Bucolli për kontributin, si dhe drejtorin e Shkollës së Mesme Profesionale, Qamil Qehaja, me nxënësit e profesorin Nebi që ndihmuan në shkarkimin e këtyre mallrave”, tha nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi.
Herman Hochreiter nga Rumanienhilfe Gunskirchen, tha se ky është transporti i 277-të që e bëjmë në shumë shtete të botës, ndërsa jemi të kënaqur që këtë arritëm ta bëjmë edhe në Kamenicë.
„Fqinjtë tanë në Austri janë nga kjo komunë, dhe ne në bashkëpunim me ta dhe me nënkryetarin e komunës tuaj arritëm me sukses të sjellim këtë donacion. Shpresojmë të kemi arritur që sadopak t’u ndihmojmë familjeve këtu”, tha Herman Hochreiter.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












