Shkurt.ch
Zvicra italiane, me përqindjen më të lartë të duhanpirësve
Ndryshimet më të mëdha në përhapjen e shprehisë se pirjes së duhanit vihen re në mes të zviceranëve gjermanishfolës dhe atyre italishtfolës
Rreth nje e katërta e zviceranëve tymos duhan dhe kjo kuotë mbetet në këtë nivel që nga viti 2011. Ndërsa, siç shkruan buletini «Suchtpanrama 2016», para vitit 2011 ka pasur rënie të vazhdueshme të numrit të konsumuesve të duhanit.
Më së shumti duhanpirës ka në mesin e zviceranëve të moshave 25 deri 34 vjeçare. 37.1% të personave të këtyre moshave konsumojnë duhanin, gjegjësisht pijnë së paku një cigare në ditë, shkruan 20minuten.ch.
Ndryshimet më të mëdha në përhapjen e shprehisë se pirjes së duhanit vihen re në mes të zviceranëve gjermanishfolës dhe atyre italishtfolës. Por edhe në zvicrën frankofone numri i duhanpirësve është më i lartë se ai në Zvicrën gjermane.
Shikuar sipas kantoneve, del se në kantonet e Zvicrës qendrore ka më së paku duhanpirës, transmeton albinfo.ch. Kështu, në kantonin Zug vetëm çdo i gjashti person pi së paku një cigare në ditë. Ndërsa në kantonin e Tesinës (italishtfolës) janë rreth 30% të banorëve duhangjinj, ose rreth çdo i treti.
Një zëdhënëse e Zyrës Federale për Shëndetësi thotë se gjithmonë në zonën franceze dhe atë italiane të Zvicrës është pirë më shumë duhan se në atë gjermane. Kjo duket të ketë lidhje me ndryshimet kulturore. Ngjashëm është edhe në konsumimin e alkoolit, i cili në pjesën frankofone është më i lartë se në atë gjermane.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve Zvicra po përballet me një valë të re të nxehti ekstrem, me temperatura që pritet të... -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër?













