Jeta në Zvicër
Cilët janë refugjatë më të integruar në tregun e punës?
Në Zvicër, aktualisht jetojnë 54.107 persona me status të refugjatit ose me pranim të përkohshëm (F). Prej, tyre 35.280 janë të aftë për punë, por të punësuar janë vetëm 9194
Një intervistë mjaft kritike e politikanit të vjetër socialdemokrat Rudolf Stramm ka ngjallur një debat në shtypin zviceran lidhur me integrimin e dobët të refugjatëve në tregun e punës. Rreth asaj se si qëndron puna në këtë kuadër, blick.ch ka bërë një hulumtim nëpër të dhënat statistikore dhe ka ardhur në përfundimet si në vijim:
Në Zvicër, aktualisht jetojnë 54.107 persona me status të refugjatit ose me pranim të përkohshëm (F). Prej, tyre 35.280 janë të aftë për punë por të punësuar janë vetëm 9194, ose rreth çdo i katërti.
Nëse shikohet vetëm numri i refugjatëve të ardhur brenda vitit 2015, disproporcioni është dukshëm më i madh, transmeton albinfo.ch. 40 mijë refugjatë kanë ardhur gjatë vitit të kaluar ndërsa vetëm 955 azilkërkues janë punësuar (përfshirë edhe të ardhurit më parë) gjatë kësaj periudhe.
Refugjatët nga Sri-Lanka, më të integruarit në punë
Por, të gjithë ekspertët e azilit pajtohen se te shumica e madhe e azilkërkuesve ekziston dëshira për të punuar. Problemi qëndron te mungesa e ofertës për punë dhe te kualifkimi i pamjaftueshëm i refugjatëve.
Marrë në përgjithësi, më së shpejti gjenden në tregun e punës azilkërkuesit nga Sri Lanka. Pas 6 vitesh qëndrimi në Zvicër, tre nga pesë personat e aftë për punë të ardhur nga ky vend kanë gjetur një vend pune. Relativisht mirë të integrueshëm janë treguar edhe refugjatët nga Kina dhe Siria. Ndërkaq më e ulët ështe kuota e të punësuarve nga Iraku dhe Eritrea.
Pas 6 vjet qëndrimi në Zvicër, mesatarsisht 3 nga 10 eritreanët e aftë për punë kanë gjetur punë.
Cyrihu, “minus absolut”: Vetëm 4 azilkërkues të punësuar
Por shumë më e keqe është gjendja kur klasifkohen të punësuarit në mesin e atyre që ende janë në procedurë të azilit (që nuk kanë as status të përkohshëm dhe as status refugjati të pranuar), transmeton albinfo.ch. Nga 25803 personat me këtë status në janar të këtij vitit punonin vetëm 290 veta, që është 102 më pak se një vit më parë.
Dallime sa i përket integrimit në tregun e punës ka edhe në mesin e kantoneve. Kantoni i Crihut dhe ai i Aargaut në këtë mes qëndrojnë më së keqi. Nga gjithsej 3741 azilkërkuesit e aftë për punë të kantonit të Cyrihut vetëm 4 punojnë! Ky është minus absolut ne mesin e kantoneve të mëdha. Nga ana tjetër kantoni shembullor në këtë mes është Graubündeni, ku punojnë 47 azilkërkues.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg











