Lajme
Opozita ultimatum 10 ditësh Qeverisë: dorëheqje ose protesta
Partitë opozitare i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që të japë dorëheqje deri më 27 shkurt, në të kundërtën do të fillojnë protesta e përgjithshme
Partitë opozitare i kanë dhënë ultimatum 10 ditësh, Qeverisë së Kosovës që të japë dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, në të kundërtën me 27 shkurt do të fillojnë protesta e përgjithshme kundër Qeverisë. Ky mesazh doli në protestën opozitare që u mbajt sot në Prishtinë ku protestuan dhjetëra mijëra qytetarë.
Kjo protestë, ndryshe nga protestat e kaluara që ishin të dhunshme, kaloi e qetë dhe pa asnjë incident. Megjithatë liderët opozitarë thanë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë alternativa e vetme për dalje nga kriza parlamentare, në të kundërtën protesta, sipas tyre, vazhdojnë në fund të muajit.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi. Ata thanë se zgjedhjet e ardhshme mbahen që qershor 2018, ashtu siç parashikon ligji, ndërsa i falënderuan qytetarët që protestuan qetë. Ata thanë se nuk ka asnjë arsyeje për protestë, ndërsa nuk e zbatojnë ultimatumin e opozitës.
Por, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri para protestuesve tha se Qeveria ka kohë deri më 27 shkurt, të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje, në të kundërtën protestat nuk do të ndalen. Ai ka deklaruar se Qeveria duhet të shkojë sepse Republika do të shpëtojë dhe do të mbijetojë.
Ai tha se dy marrëveshjet e dëmshme për Kosovën nuk do të kalojnë, ndërsa tha se protesta e sotme është një manifestim për drejtësi, sepse “kjo Qeveri është Qeveri e padrejtësive, ku njerëzit pasurohen brenda natës”. “Deri më 27 shkurt, nëse nuk shpallën zgjedhjet e parakohshme brenda kësaj periudhe, protestat tona nuk do të ndalën”, ka thënë ai.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se vetëm qytetarët mund të vendosin dhe ta rrëzojnë këtë qeveri. Qeveri që sipas tij, e ka sulmuar integritetin territorial të vendit.
Kjo qeveria po ashtu sipas Haradinajt e ka sulmuar sovranitetin dhe rendin kushtetuese. “Po mos të ishit ju, kjo nuk do të bëhej. Ju sot jeni të obliguar me zbatu këtë vendim menjëherë”, tha Haradinaj.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj para protestuesve ka deklaruar se sot populli ka hequr legjitimitetin pushtetit të dhunshëm dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. “Sot populli i Kosovës ua ka hequr legjitimitetin dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje në mënyrë që qytetarët të vendosin se kush duhet t’i qeverisë”, tha Limaj.
Menjëherë pas protestës, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi dolën në një konferencë për media. Ata sikurse herëve të tjera, me politikën e tyre kundër opozitarëve, duke i quajtur “qyqarë”.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ishin bërë gati për t’i pritur opozitën por ata u kthyen si qyqarë “me bisht nën shalë. Ai i falënderoi qytetarët të cilët nuk i janë bashkuar opozitës. I pyetur nëse po e provokon opozitën me këto deklarata, Thaçi i është përgjigjur se jo. “Nuk po i provokojmë, ne kemi heshtur e i kemi ftuar të të dialogojmë së bashku”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












