Jeta në Zvicër
Zvicra, model për Britaninë në raport me BE-në?
Derisa Britania po hamendet të mbetet apo jo pjesë e BE-së, shumë votues britanikë e konsiderojnë Zvicrën si model për të ndërtuar marrëdhëniet me Unionin.
Në dhjetor të vitit 1992 zviceranët votuan në një referendum kundër përfshirjes së vendit në zonën ekonomike evropiane (EEA). Anëtarësimi në EEA atëherë ishte hapi i parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
Në vend të saj Zvicra ka nënshkruar më shumë se 120 marrëveshje bilaterale me Brukselin mbi aksesin e mallrave zvicerane në tregun evropian. Mbi 50 për qind e eksporteve zvicerane shkojnë në vendet e BE-së.
Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka dhënë rezultat shumë pozitiv, thotë analisti politik, Dieter Freiburghaus, transmeton albinfo.ch.
“Zvicra ka interes vetëm për aspektin ekonomik e integrimin evropian dhe kemi marrë pikërisht këtë qasje në tregun e brendshëm evropian, kjo është e dobishme për ekonominë tonë”, sqaron ai.
Ekonomia zvicerane është konsideruar më konkurruese në botë.
Papunësia është në rritje, por ende mbetet e ulët në krahasim me vendet evropiane. Si një vend jashtë BE-së, Zvicra ka arritur të përfundojë një marrëveshje për tregti me Kinën, që vendet anëtare nuk kanë mundur njëanshëm ta arrijnë një marrëveshje të këtillë.
Biznesmenët zviceranë paralajmërojnë se vendi i tyre nuk duhet të konsiderohet si pikë referimi, sepse modeli i tyre i marrëdhënieve me Brukselin u ngrit me bisedime të gjata e të rënda.
“Ndonjëherë ne kemi arritur marrëveshje shumë të mira, herave të tjera nuk kemi arritur asgjë”, thotë Jan Atteslander, drejtor për Evropën në EconomieSuisse.
Nga pikëpamja ekonomike janë anët pozitive dhe negative. Në asnjë mënyrë për të argumentuar çdo gjë.
Bizneset zvicerane, edhe pse kanë qasje në tregjet në Evropë, nuk janë të barabarta me konkurrentët e tyre të BE-së.
E-Diaspora
-
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror,... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos
Jeta në Zvicër
-
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike Arsyeja: Rregulloret e rishikuara plotësisht të sigurisë nga zjarri nuk pritet të hyjnë në fuqi deri... -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026? -
Qeveria federale po ofron gjithnjë e më shumë ndihmë në rast të vdekjeve jashtë vendit










