Lajme
Hashim Thaçi zgjidhet president i Kosovës
Në raundin e tretë, Hashim Thaçi zgjidhet president i Republikës së Kosovës për mandatin 5 vjeçar. Pro Thaçit votuan 71 deputetë, kurse 10 abstenuan
Pas tri raundesh, Kuvendi i Kosovës me shumicën e thjeshtë të votave, ka zgjedhur Hashim Thaçin president të ri të Republikës së Kosovës. Për Thaçin votuan 71 deputetë ndërsa 10 deputetë abstenuan. Në raundin e fundit, kandidati tjetër, Rafet Rama nuk e mori asnjë votë.
Pas shpalljes president, Thaçi falënderoi deputetët për besimin që ia kanë dhënë. “Ky besim është një përgjegjësi më tepër për ti shërbyer vendit. Ju falënderoj shumë i nderuar ambasador për qëndrimin tuaj me ne gjatë tërë ditës. Dëshiroj që të falënderoj të gjithë deputetët e të gjitha partive politike që ishin prezentë sot në votim”, tha ai.
18:56: Thaçi dështon edhe raundin e dytë
Nga 81 deputetë sa ishin në seancë, për Hashim Thaçi në raundin e dytë votuan 64 deputetë, Rafet Rama mori 2, ndërsa 15 deputetë abstenuan.
Partnerët e koalicionit, PDK-LDK, kanë dështuar edhe në raundin e dytë që ta votojnë të nominuarin e tyre, Hashim Thaçin për president të shtetit. Në këtë raund, zëvendëskryeministri Thaçi mori më shumë vota se herën e parë, por jo mjaftueshëm që të zgjidhet presidenti i pestë i Kosovës së pasluftës.
Nga 81 deputetë sa ishin në seancë, për Hashim Thaçi votuan 64 deputetë, Rafet Rama mori 2, ndërsa 15 deputetë abstenuan.
18.14: Thaçi dështon në raundin e parë, shkohet në rivotim
Kuvendi i Kosovës tashmë ka filluar raundin e dytë të votimit të fshehtë për president ndërmjet dy kandidatëve, Hashim Thaçit dhe Rafet Ramës, pasi që në raundin parë dështuan t’i marrin dy të tretat e votave, që i bije 80 nga 120 sa i ka Kuvendi kosovar. Madje në raundin e parë, asnjëri nga kandidatët nuk fitoi as shumicën e thjeshti, 61 vota.
Pas përjashtimit të opozitës, në seancën e veçantë kanë qenë të pranishëm 82 deputetë. Për Thaçin votuan 50 deputetë, Rafet Rama mori 4 vota ndërsa të pavlefshme u shpallën 27 vota, kurse një deputet nuk mori pjesë në votim. Ky votim ngjalli reagime të partnerët e koalicionit, madje vetë kryeministri Isa Mustafa bisedoi kokë me kokë, me deputetët e tij.
Në raundin e dytë, të pranishëm në sallë janë 81 deputetë, që plotëson kuorumin për procedim të mëtejmë të zgjedhjes së presidentit. Nëse edhe në këtë raund asnjëri nga kandidatët nuk i siguron 80 vota, shkohet në raundin e tretë, ku presidenti zgjidhet me shumicën e thjeshtë, 61 votë.
Nëse nuk sigurohen votat e mjaftueshme, mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme që është edhe kërkese e opozitës.
Në anën tjetër, protesta e opozitës ka kaluar në dhunë, ku ka më shumë se 2 orë që po përleshen protestuesit dhe policia. Protestuesit e opozitës po e kundërshtojnë zgjedhjen e Thaçit president. Ndërkaq para selisë së PDK-së në sheshin “Nënë Tereza” janë disa simpatizant të PDK-së që po presin të festojnë nëse Thaçi zgjidhet president i vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025











