Jeta në Zvicër
1000 veta në Bernë protestojnë kundër Iniciativës për dëbim
Rreth 1000 veta kanë protestuar mbrëmjen e të premtes në Bernë kundër “Iniciativës për zbatim të dëbimit të të huajve kriminelë”.
Protesta që u zhvillua nën moton “Racizmi nuk është mendim” ishte e lejuar nga policia dhe u zhvillua në mënyrë paqësore. Nuk ka pasur as dëmtime materiale. Megjithatë bëhet e ditur se një pjesë e demonstruesve ishin të maskuar, por dyshohet se disa prej tyre kanë qenë policë civilë, shkruan nzz.ch. Protestuesit kanë thirrur që ata të lëshojnë protestën.
Në këtë protestë është kritikuar SVP-ja për inicativën e saj “çnjerëzore”. Janë mbajtur fjalime të ndryshme dhe janë hedhur edhe fishekzjarrë.
Organizatorë të saj ishin “Aleanca e forcave demokratike, Bernë” dhe “Kolektivi për të drejtën e qëndrimit, Bernë”.
Të dielën, më 28 shkurt do të votohet në referendumin për “Iniciativën për zbatim të dëbimit të të hujave kriminelë”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














