Fun
Një britanik 15-vjeçar fiton miliona
Një britanik 15-vjeçar, me emrin e boksierit të famshëm Mohammed Ali, u bë milioner me ndihmën e një video-loje që e kishte shpikur kur ishte 12 vjeç.
Ali me anë të udhëzimeve nga YouTube, libra të ndryshme dhe informacione në faqet e internetit të specializuara mësoi vetë të hartojë programe kompjuterike dhe tre vjet më parë ka projektuar lojën “Projekti 2006”, e cila vetëm një muaj pas promovimit ka tërhequr më shumë se 3.000 lojtarë në internet.
“Unë isha i tronditur me reagimet. Kam pasur më shumë se 100 mijë klikime dhe më shumë se 3.000 anëtarë, të cilët janë regjistruar për të luajtur në vetëm një muaj pas promovimit, tha Ali në një intervistë me Radio BBC, përcjell albinfo.ch.
Sot, Ali është 15 vjeç dhe një sipërmarrës i vërtetë, i cili fiton të ardhura të respektuara, duke pasur parasysh se çdokush që dëshiron të luajë duhet të pagujë gjashtë paund në muaj.
Një pjesë e parave që fiton Ali i dhuron për disa organizata që luftojnë varfërinë dhe urinë në gjithë botën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














