CH-Ballkani
«Si të faktorizohen shqiptarët në Maqedoni?”
Flet lidershipi shqiptar në Maqedoni në një tryezë të përbashkët në Shkup, të cilën e organizon plaforma mediale e diasporës shqiptare, albinfo.ch. Tryeza mbahet më 17 MARS 2016 , në Hotel “BUSHI RESORT & SPA”, Kjurchiska 21, nga ORA 15.00 - 17.00
Pesëmbëdhjetë vjet pas konfliktit të 2001-ës dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët në Maqedoni ende ballafaqohen me një sërë sfidash politike, socioekonomike dhe kulturore me peshë. Konturat e statusit të tyre politik kombëtar mbeten ende të padefinuara mirë, gjë që gjeneron cikle të vazhdueshme krizash në raport me shtetin e Maqedonisë si dhe tensione me popullatën maqedonase.
Veç kësaj, indikatorët e zhvillimit të potencialit njerëzor të shqiptarëve në Maqedoni mbeten po ashtu shumë nën nivel në raport me popullatën maqedonase.
Duke u nisur nga nevoja e krijimit të një hapësire demokratike të të kuptuarit më mirë të situatës aktuale, Albinfo.ch, platformë mediale e diasporës shqiptare, e involvuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit, synon të realizojë një debat me lidershipin politik shqiptar në Maqedoni, me qëllimin që të shqyrtohen rrugët se si të faktorizohen shqiptarët e Maqedonisë në vendimmarrjet politike me peshë dhe që u siguron atyre statusin politik që meritojnë në raport me peshën e tyre demografike.
PJESËMARRËS:
IZET MEXHITI – NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK SHQIPTAR (BDI) e konfirmuar
BEJTULLAH DEMIRI – ANËTAR I KRYESISË QENDRORE NGA LËVIZJA BESA e konfirmuar
PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE (PDSH)
ZIJADIN SELA – KRYETAR I LËVIZJES PËR REFORMA PDSH (LRPDSH) e konfirmuar
MUHAMED ISMAILI – SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I UNITETI-t e konfirmuar
RILINDJA DEMOKRATIKE KOMBËTARE (RDK)
HYRJA NË DEBAT DHE MODERIMI Dr. BASHKIM ISENI – DREJTOR I PLATFORMËS ALBINFO.CH
KONTRIBUTE HYRËSE Dr. BEHLUL BEQAJ, ANALIST POLITIK, PRISHTINË Dr. SADRI RAMABAJA – STUDIES, ANËTAR I VV NË ASAMBLENË E PRISHTINËS, NAZIM RASHIDI –GAZETAR, PRODUKTOR
Më shumë informata në dokumentin në vijim:
Shkupi_2016_v9
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Mars 2016
- Ora15:00
- LokacioniShkup
- Data e përfundimit9 Nëntor 2016 - 0:00
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












