CH-Ballkani
Refugjatët mbërrijnë në qytetin kufitar me Shqipërinë
Zhvendosën grupe të reja refugjatësh nga Porti i Pireut drejt Janinës, qytetit kufitar me Shqipërinë.
Mëngjesin e së premtes pesë autobusë me refugjatë, katër prej të cilëve me shtetas sirianë dhe njëri me shtetas afganë, u vendosën në Kampin e Filipiadhës, në periferi të Janinës.
Kampi ndodhet 123 km nga kufiri shqiptar dhe në të mund të strehohen deri në 700 refugjatë, raportojë mediat në Tiranë.
Autoritete greke thanë se do të vijojnë zhvendosjen e grupeve të refugjatëve edhe në dy kampe të tjera të cilat janë përgatitur gjatë këtyre ditëve në Veri të Greqisë.
Njëri prej këtyre kampeve është në zonën e Pogonit, 25 km nga pika kufitare e Kakavijës me Shqipërinë.
Në këtë strehë pritet të mbërrijnë rreth 200 refugjatë, aq sa është edhe kapaciteti i godinës, që ka shërbyer më parë si një konvikt nxënësish.
Sic raporton VOA, aampi i tretë po përgatitet në pistën e ish aeroportit ushtarak të Janinës. Autoritete greke zhvendosën një javë më parë 162 refugjatë sirianë nga Pireu në qytezën e Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë.
Refugjatët u thanë mediave shqiptare se synonin të kalonin drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane.
Autoritetet shqiptare janë shprehur kundër përdorimit të territorit të vendit si kalim transit derisa nuk ka një tjetër portë dalëse që do të lejonte udhëtimin e refugjatëve drejt shteteve të Europës Qëndrore, të cilat janë dhe destinacioni i synuar i tyre.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










