E-Diaspora
Protestë kundër dëbimit të pulë-pjekësit shqiptar
Më 30 mars, nga ora 13, në Sarnen, do të mbahet një protestë kundër dëbimit të kosovarit Jeton Dermakut, i njohur me stendin për shitjen e pulave të pjekura.
Më 31 mars, Jetoni duhet ta braktisë Zvicrën.
Autoritetet e Kantonit Obwalden e kanë anuluar lejen e tij të qëndrimit, ndërsa një ankesë pranë Gjykatës federale zvicerane ka mbetur pa sukses.
I njohur me nofkën „Güggeli-Toni“, Jeton Dermaku tha për albinfo.ch se po vazhdon betejën ligjore për të kundërshtuar dëbimin e tij nga Zvicra.
„Një avokate e imja ka bërë ankesë dhe rasti im është në shqyrtim e sipër në kuadër të rasteve të rënda.“, tha Dermaku për albinfo.ch, duke treguar për rastet e ngjashme që janë pranuar në kantonet tjera zvicerane.
Rasti i pulë-pjekësit shqiptar është paraqitur në raste të rënda dhe ka fituar shumë përkrahje në kantonin Obwalden ..
Madje nesër është parlajmëruar edhe një protesë kundër debimit nga Zvicra.
Protesta do të mabahet nga ora 13, në rrugën St.Antoniststr.4, 6061 Sarnen.
Si erdhi deri te kërcnimi për dëbim të Jeton Dermakut?
Në Nidwaldenit ai kishte parashtruar një kërkesë për bashkim familjar, për të marrë me vete bashkëshorten e tij kosovare 34-vjeçare dhe tre fëmijët e tyre të përbashkët (9/8/4). Dhe, këtu gjithçka përfundoi. Në vend të bashkimit familjar, autoritetet kantonale ia kishin anuluar lejen e tij të qëndrimit, duke e kërcënuar për tu dëbuar nga Zvicra. Ai akuzohet në një periudhë kohore prej më tepër se një dekade, ka bërë jetë të dyfishtë. Në vitin 1999, Jeton Dermaku kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues. Për ta devijuar një dëbim të mundshëm, në vitin 2000, ai ishte martuar me një zvicerane 65-vjeçare. Paralelisht me te, ai në Kosovë kishte pasur edhe një grua me tre fëmijë, me të cilën u martua në vitin 2012 pa dijeninë, prej të cilës ishte ndarë në vitin 2005. Edhe pse gjashtë vite i martuar me zviceranen, autoritetet janë të mendimit se martesa e tij me zviceranen ishte realizuar me qëllim të pajisjes së lejeqëndrimit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














