Integrimi
Ja kur mund t`u hiqet viza B dhe C të huajve me ndihma sociale
Heqja e vizës C (qëndrimi i përhershëm) parashihet vetëm pasi që personi i kësaj kategorie për 5 vjet me radhë të ketë marrë në emër të ndihmave sociale nga 80 mijë franga në vit
Të huajt të cilët jetojnë nga ndihmat sociale, sipas ligjit, mund ta humbin të drejtën e qëndrimit në Zvicër, bazuar në këtë fakt. Mirëpo siç tregojnë shifrat e publikuara së fundi, kjo gjë në kantonin Aargau nuk ndodh pothuaj fare. Siç shkruan gazeta «Aargauer Zeitung», ligji për të huajt parasheh që jo vetëm leja e përkohshme e qëndrimit (B) por edhe ajo e përhershme (C) mund t`u hiqet të huajve të cilët jetojnë të varur nga ndihmat sociale. Edhe në kantonin Aargau një gjë e tillë ndiqet në mënyrë «konsekuente», thuhet në përgjigjen që qeveria e kantonit i ka dhënë një mocioni të bërë nga partia BDP.
Rreth gjysma e personave që marrin ndihma sociale në këtë kanton përbëhet nga shtetas të huaj, dhe nëse do të kishte zbatim konsekuent të ligjit, duhej të dëboheshin rreth 7000 veta nga Zvicra, vetëm nga ky kanton, transmeton albinfo.ch gazetën në fjalë. Por në realitet gjatë pesë viteve të fundit vizat B u janë marrë 11 të huajve që kanë shfrytëzuar ndihmat sociale ndërsa asnjë i huaj me vizë C nuk e ka humbur këtë leje qëndrimi për shkak të ndihmave sociale.
Që t`i tërhiqet leja e qëndrimit (B) një të huaji, Zyra për Migrim dhe Integrim në këtë kanton zbaton rregulla të ashpra në përputhje me një vendim të marrë nga Gjykata Federale. Sipas tij, për të humbur lejen e qëndrimit në Zvicër një person me shtetësi të huaj duhet të ketë mbetur i varur nga ndihmat sociale me fajin e vet. Dhe shuma e ndihmave sociale që ka marrë ai duhet të jetë «e konsiderueshme», gjegjësisht 50 mijë franga për person në vit, përcjell albinfo.ch. Po ashtu duhet të ekzistojë një «prognozë e keqe» për pavarësimin e shpejtë të shfrytëzuesit të ndihmave sociale.
Ndërsa heqja e vizës C (qëndrimi i përhershëm) parashihet vetëm pasi që personi i kësaj kategorie për 5 vjet me radhë të ketë marrë në emër të ndihmave sociale nga 80 mijë franga në vit. Kësaj i shtohet edhe rregulli i shkruar në Ligjin për të Huajt se statusi i qëndrimit të përhershëm një të huaji i cili ka qëndruar 15 vjet në Zvicër nuk mund t`i hiqet duke u bazuar vetëm në faktin se ka marrë ndihma sociale.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











