Ashton kërkon nga Marty t’i deponojë akuzat para EULEX-it
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka thënë mbrëmë se nuk ka nevojë për prokurorë shtesë, sepse misioni i EULEX-it në Kosovë tashmë ka prokurorë të pavarur që punojnë në rajon.
Ashton i bëri këto komente pas kërkesës së organizatës Human Rights Watch që BE-ja të emërojë një prokuror të pavarur në Kosovë, për t’i hetuar pretendimet në akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
Ashton ka thënë se do të duheshin më shumë dëshmi nga Marty përpara se të ndërmerren hetime të reja.
“Çdo prokuror duhet t’i bazojë hetimet e veta mbi dëshmitë që parashtrohen në gjykatë. Nëse vërtet z. Marty, apo cilido tjetër, ka gjetur prova thelbësore për aktivitete kriminale, ne do ta inkurajonim atë që t’i sjellë përpara autoriteteve përkatëse, përfshirë EULEX-in”, ka thënë Ashton, raportoi Evropa e Lirë.
Ndryshe, organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch ka kërkuar dje që EULEX-i të emërojë një ekip të prokurorëve të pavarur të profilit të lartë për të hetuar akuzat për krime të kryera nga disa ish-drejtues të UÇ K-së. Akuzat, të cilat dolën nga raporti i fundit i përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, sipas përfaqësuesve të kësaj organizate, mund të zbardhen përmes një hetimi të thellë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












