Bota
Shet kokainë në mes gjykatës dhe këshillimores së drogës, arrestohet shqiptari
Pas kontrollimit të banesës, atij i janë gjetur 150 paketime të vogla kokaine si dhe tri çorape të fshehura në lavatriçe, të mbushura përplot me para, transmeton albinfo.ch. Vlera e përgjithshme e parave të gjetura ishte 25.000 euro
E kishte gjetur vendin «e duhur» për të shitur mallin e vet, kokainën: pikërisht në lokalin e entit ku këshillohen dhe trajtohen personat që kanë krijuar varësi nga droga! Dhe ky ent ndodhet ballpërballë me gjykatën, në Hanover, Gjermani.
Shqiptari 34 vjeçar kishte konsideruar me të drejtë se këtu do të ketë klientelë të sigurt për kokainën ndërsa për faktin se ky vend është nën mbikëqyrje të përhershme, nuk ishte lodhur fort. Për pasojë, ai është arrestuar nga policia, e cila e ka kapur duke e shitur pluhurin e bardhë në lokal, shkruan bild.de. Më tutje policia ka gjetur një sasi kokaine që 34 vjeçari e kishte fshehur në një gëmushë aty afër.
Pas kontrollimit të banesës, atij i janë gjetur 150 paketime të vogla kokaine si dhe tri çorape të fshehura në lavatriçe, të mbushura përplot me para, transmeton albinfo.ch. Vlera e përgjithshme e parave të gjetura ishte 25.000 euro.
Gjyqtari hetues ka shpallur një urdhërarrest për shqiptarin.
Avokati i të arrestuarit ndërkaq thotë se ende nuk është konstatuar nëse paratë e gjetura i takojnë klientit të tij.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












