Shkurt.ch
Me 5.8 milionë në vit, pagat e menaxherëve zviceranë, më të lartat në Evropë
Por, në krahasim me “kolegët” e tyre në SHBA, shefat zviceranë kanë paga goxha modeste. Atje, kryemenaxherët e koncerneve të mëdha kanë fituar mesatarisht nga 16.4 milionë franga
Kryemenaxherët e 30 kompanive më të mëdha të Zvicrës kanë fituar vitin që shkoi mesatarisht nga 5.8 milionë franga. Kjo tregon se fitimi i tyre është rritur për 1 për qind në krahasim me vitin paraprak, shkruan agjencia e lajmeve e Zvicrës sda, duke iu referuar ndërmarrjes këshillimore “Willis Towers Watson”.
Pagën më të madhe fikse gjatë vitit 2015 e ka fituar shefi i bankës më të madhe zvicerane UBS, Sergio Ermotti, gjithsej 14 milionë franga. Në radhë vijnë pastaj shefi i Novartis-it , Severin Schwan me 11.4 milionë, ai i Roche-së, Joseph Himenez (11.3 milionë) etj. Në fund të kësaj liste ndodhet shefi i Swisscom-it, Urs Schäeppi me “vetëm” 1.6 milion franga.
Ndërsa mesatarja e pagave të shefave të 8 koncerneve zvicerane që radhiten në mesin e 50 kompanive më të mëdha evropiane të përfshira në indeksin e bursave Dow Jones Stoxx, gjatë vitit 2015 ka qenë 9.9 milionë franga. Kjo është për 3.3% më shumë se në vitin 2014. Ata nga vendet tjera evropiane kanë fituar mesatarisht 7.3 milionë franga dhe kanë pasur një rënie për 4% në krahasim me vitin paraprak.
Raporti i “WTW” po ashtu ka konstatuar se menaxherët e lartë zviceranë janë më të paguar se homologët e tyre në shtetet tjera evropiane. Por, në krahasim me “kolegët” e tyre në SHBA, shefat zviceranë kanë paga goxha modeste. Atje, kryemenaxherët e koncerneve të mëdha kanë fituar mesatarisht nga 16.4 milionë franga
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













