Sport
Tarashaj kryen testet mjekësore te Evertoni
Shani Tarashaj i është nënshtruar testeve mjekësore para se t’i bashkohet Evertonit gjatë verës. Kështu bën të ditur “liverpoolecho.co.uk’, përcjell albinfo.
21-vjeçari ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë e vlefshme 3 milionë funte, por do të qëndrojë në Grasshopper deri në fund të sezonit.
Tarashaj ishte në “Finch Farm” të hënën dhe të martën për disa teste për të qenë të sigurt se ai do të jetë i gatshëm gjatë përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.
“Ai erdhi këtu dy ditë dhe ne kemi shumë marrëdhënie të mira me skuadrën zvicerane”, deklaroi trajneri i Evertonit, Roberto Martinez, i cili shtoi më pas: “Ishte mirë që e pamë. Ai duhet të mbarojë shërbimin ushtarak dhe ishte mirë që të punoja pak me të. Ishte këtu të hënën dhe të martën, derisa në fundjavë, do të luajë për skuadrën e tij zvicerane. Ai nuk ka stërvitur me skuadrën, por vetëm.
Ai është përgatitur sesi do të jetë të luajë në Premierligë”, theksoi Martinez. Tarashaj së fundi u paraqit edhe për Zvicrën në miqësoret ndaj Irlandës dhe Bosnjës.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












